PD: Prela në shërbim të Avdylajve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka sulmuar serish kryeprokuroren Donika Prela ne lidhje me dosjen 339 dhe fenomenin e blerjes se votave. Sipas opozites prokuroria eshte nen kontrollin e bandes se Avdylajve dhe per te argumentuar kete akuze PD i referohet nje denoncimi te mberritur ne emailet e gazetareve ku theksohet se nje nga kokat e trafikut të drogës, Hekuran Hoxha, është i paprekshëm.I njohur me nofkën Roni i Shijakut, truri i bandës, jeton në luks, por luksi që ka burim paratë e drogës, ka mbetur i njëjtë, edhe pas arrestimit të tij. Ligji antimafia detyron Prokurorinë e Krimeve të Rënda të sekuestrojë menjëherë pasurinë e trafikantëve të drogës, në mënyrë që t?u ndërpresë atyre çdo mundësi për financimin e aktivitetit kriminal. PD ka deklaruar se Prokuroria e Krimeve te Renda eshte shndërruar ne celule kriminale.Përsa kohë në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është shërbëtorja e Edi Ramës dhe e bandës së Avdylajve, Donika Prela, trafikantët e drogës, do të vazhdojnë t?i gëzojnë pasuritë e tyre.Sipas opozitës kandidimi i Donika Preles per spakun është konfirmim se reforma në drejtësi ka vdekur dhe se kryeprokuror ne Shqipëri është Edi Rama.