PD: Tahiri në shërbim të krimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rasti i grabitjes ne autostradën Tirane - Durrës i ka shërbyer Partisë Demokratike si një argument i shtuar ne kërkesën e saj per largimin e Sajmir Tahirit nga qeveria. Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka deklaruar se ndërsa kriminaliteti rritet, mbi ministrin e brendshëm rendojnë akuza te renda per bashkëpunim me bandat e drogës.?Vetë qytetarët e shohin çdo ditë se si hashashi ka mbuluar vendin. Krimi kërcënon sigurinë publike. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Saimir Tahiri të largohet nga detyra e tij? Ai duhet të lërë zyrën një orë e më parë, inkrimnimi që po i bën policisë së shtetit është shërbim ndaj krimit e trafikut të drogës, është demotivim i forcave të policisë të cilët sakrifikojnë me punën e tyre me përkushtim e ndershmëri ndërsa shohin se eprori i tyre, ministri i tyre është i lidhur me bandat?.Dogjani ka risjelle dëshminë e oficerit te policisë Zagani per te theksuar përgjegjësinë qe Sajmir Tahiri mban per trafikun e drogës ne Shqipëri.?Derisa ministri i brendshëm ndan makinën e tij private me bandën e trafikut të drogës, siç denoncoi oficeri i lartë Zagani, derisa oficerë në pikat kyçe të trafikut të drogës, si kufiri në Dhërmi, janë në dispozicion të kushërinjve të Tahirit, atëherë krimi rritet, trafiku i drogës rritet. Provat dhe faktet janë bërë publike. Vetë kushëriri i Ministrit i konfirmon dëshmitë e përfshirjes së Tahirit. Shtypi italian shkruan për akuzat tronditëse. Anti-mafia italiane jep alarmin për volumet e drogës që kalojnë nga Shqipëria në vendin fqinj.?Pas akuzave te artikuluara nga opozita rreth 2 muaj me pare, e vetmja lëvizje e ministrit te brendshëm Sajmir Tahiri ka qene kërkesa drejtuar Prokurorisë se përgjithshme per hetimin e plote te tyre, por vete Tahiri e ka beret e qarte se nuk do te japë dorëheqjen.