KPA shkarkon prokuroren Antoneta Sevdarin

  • 5 years ago
Gati dy muaj pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë nisur problemet për këtë institucion të ri të drejtësisë. Anëtarja e këtij Këshilli, Antoneta Sevdari nuk ka mundur të kalojë procesin e vetting-ut. Me vendim të formës së prerë, ajo ka shkarkuar këtë të enjte nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Ankimimi për Sevdarin u bë nga Komisioneri Publik në Gusht të vitit të kaluar një muaj, pasi ajo ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i kualifikimit. Sipas trupës gjyqësore, anëtarja e KLP ka probleme me pasurinë dhe nuk justifikon një pjesë të saj. Ajo nuk mundi të paraqesë dokumente për pagim tatimesh për të ardhurat e bashkëshortit të saj si emigrant në Greqi dhe Arabinë Saudite.

Për Kolegjin, ky është cënimi i besimit të publikut, duke qenë se Sevdari ka punuar në task-forcën e Prokurorisë së Tiranës, ku ka luftuar evazionin fiskal. Për këto arsye, anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u shkarkua dhe mundësia e saj e vetme për të akimuar vendimin është Strasburgu. Ndërsa të ankimuar në KPA janë edhe tre anëtarë të tjerë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani, Besnik Cani dhe Arben Dollapaj.

Tv Klan