Ora News – LSI paralajmëron: Narkoshteti do blejë sërish zgjedhjet

  • 5 years ago
#oranews #narkoshteti #blerjevotash
"Narkoshteti bleu zgjedhjet dhe do blejë sërish zgjedhjet" ky është paralajmërimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një prononcim për median nga selia e partisë.

Duke iu referuar kronikës së publikuar nga televizioni shtetëror italian Rai2, Vasili tha: "Eshtë e qartë që telekomandën e Edi Ramës dhe 74 deputetëve që ndodhen në atë sallë të zgjedhur nga krimi i organizuar, e mban në dorë krimi i organizuar. Edi Ramën e mban çdo sekondë akoma në pushtet dhe ia mbledh dorën për të mos u larguar nga karrigia e tij që vjen erë, pikërisht se këtë urdhër Edi Rama pret ta marrë nga kriminelët që e kanë vënë atje që të grabisë shqiptarët për ta, të mbulojë aferat e tyre dhe të lejojë çfarëdolloj veprimtarie kriminale në vend dhe ajo të mos ndërshkohet."

Vasili tha se Shqipëria është e ndarë në dy krahe populli dhe opozita përballë Ramës të rrethuar nga të inkriminuar.

"Sot i tërë populli shqiptar, së bashku me opozitën shqiptare dhe opozitarët shqiptarë, ish-deputetë si qytetarë të lirë janë vendosur në njërin krah, në këtë apel nuk mungon asnjë shqiptarë i vetëm dhe në krahun tjetër ndodhet vetëm një Kryeministër i rrethuar nga të inkriminuar, mbështetës i kriminelëve dhe i telekomanduar nga kriminelët."

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lsi-paralajmeron-narkoshteti-do-bleje-serish-zgjedhjet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended