Qeveria gjermane thirrje per dialog: Dhuna e papranueshme

  • 5 years ago
Pas deklaratës së Berlinit zyrtar, që u shpreh kundër djegies se mandateve nga opozita, Ministria gjermane e Punëve të Jashtme ka reaguar sërish. Në një reagim për DW, Ministria e Jashtme gjermane thotë se akuzat e opozitës për zgjedhjet duhet të trajtohen dhe të gjykohen nga organet e drejtësisë dhe parlamenti.

?E drejta për të demonstruar është një element i rëndësishëm i kushtetutës demokratike. Megjithatë, dhuna, siç e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ndihmojnë që protestat e mëtejshme të jenë paqësore?.

Rreth situatës në Shqipëri reagoi edhe Grupi Parlamentar në pushtet në Gjermani, CDU-CSU. Sipas forcës politike të Kancelares Angela Merkel, Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë.

?Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave, në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza. Qeveria dhe opozita duhet të zhvillojnë menjëherë bisedime, në mënyrë që të rifillojë funksionimi i parlamentit dhe të rivendosen marrëdhënie të qarta. Perspektiva evropiane është vënë në rrezik?.

Një gjendje kundër-produktive e ka quajtur dhe Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, braktisjen e parlamentit nga opozita.

?Çdo deputet ka të drejtën të dorëzojë mandatin, por ata kanë përgjegjësi përpara votuesve të tyre. Heqja e të drejtës për ta bërë këtë në parlament nuk është gjë e mirë. Ky vendim minon aspiratën europiane të Shqipërisë. E vetmja gjë që mund të them është se pa dialog nuk ka zgjidhje për rrugën e Shqipërisë drejt BE?.

Nga Korça, Ambasadori i BE ftoi palët në dialog, për tejkalimin e kësaj situate, sipas tij, të paparashikueshme.

Tv Klan