• 5 years ago
#oranews #protestaeopozites

Ndërsa printe marshimin e banorëve të Astirit, krah të cilëve ka qenë për mbi 100 ditë me radhë në protestën kundër projektit të Unazës së Re, deputeti demokrat Klevis Balliu denoncoi për Ora News arrestimin e qytetarëve nga policia.

Balliu tha se mëngjesin se sotëm në Pogradec janë arrestuar 11 persona, si presion për të mos u bërë pjesë e protestës së opozitës.

Klevis Balliu: Në orën 07:30 sot policia e shtetit me urdhër të Edi Ramës ka filluar arrestimet ndaj qytetarëve që duan të protestojnë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, vetëm në vendet diktatoriale nuk lejohet që qytetarët të protestojnë të lirë siç po bëjnë sot edhe Unaza këtu dhe mbarë Shqipëria. Me këtë akt banditesk ai nuk bën gjë tjetër vetëm nxit dhunën, provokon qytetarët dhe do të marrë përgjigjen e merituar nëse vazhdon kështu.

I bëj thirrje policisë së shtetit të mos i zbatojë këto urdhra antiligjorë, antikushtetues që ndalojnë të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të protestuar, të tërhiqet sepse kur të vihet drejtësia në vend do të mbajnë përgjegjësi ata që kanë dhënë këto urdhrra antikushteues dhe ata që i kanë zbatuar. Edi Rama po nxit dhunë te qytetarët duke arrestuar familjarët e tyre.

Sot në 7:30 ka pasur arrestime në Pogradec, dje në darkë këtu te Unaza ka ardhur poolicia.Në Pogradec janë 11 persona të arrestuar.Dje te Unaza janë thirrur qytetarë që protestojnë dhe janë çuar te Sektori i Luftës kundër Njerëzimit te Drejtoria e Policisë. Edi Rama po i sheh protestuesit sikur të jenë terroristë. Është provokim i pastër që nxit dhunën.Rama të tërhiqet nga dhuna, ndërkombëtarët ti bëjnë thirrje Ramës të tërhiqet nga dhuna tani.

I pyetur mbi skenarin e protestës së sotme, Balliu tha:

Klevis Balliu: PD nuk bën asgjë vetëm mbështet revoltën qytetare që kulmoi në 16 shkurt. Do të vazhdojë deri në rënien dhe rrëzimin e qeverisë.Me çdo mjet dhe çdo çmim do të ruajmë të drejtën e votës.

Sa i takon rrethimit të Kuvendit me tela me gjemba, Balliu u shpreh:

"Këto masa dhe reagime po nxisin dhunë. Rama të tërhiqet!"

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balliu-denoncon-ne-ora-news-policia-arrestime-ne-pogradec-shoqerime-te-unaza

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended