Lushnjë, rehabilitohen kanalet vaditëse - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një projekt me vlerë 3.4 milionë dollarë po bën të mundur rehabilitimin e kanaleve vaditëse në rrethin e Lushnjës.Ministri i bujqësisë Bledi Çuçi kërkoi që investimi të përfundojë në kohë, në mënyrë që fermerët e asaj zone të kenë ujë për të vaditur tokat gjatë verës.?Ka kaluar më shumë se gjysma e kohës sipas kontratës dhe është realizuar rreth 17% e punimeve. Ju duhet të shtoni kapacitetet me mjete dhe njerëz, si dhe të rishikoni grafikun e kryerjes së punimeve. Investimi duhet të përfundojë në muajin maj. Deri atëherë unë do të jem sërish këtu për të parë ecurinë e punës dhe nuk do të tolerohen vonesat?.Rehabilitimi i kanaleve vaditëse ne këtë zone ka nisur qe në tetor të vitit te kaluar dhe punimet pritet të përfundojnë brenda 8 muajve nga nënshkrimi i kontratës.Ndërkohe qe Ministria e bujqësisë do te vijoje me investimet ne skemat e ujitjes ne te gjithë Shqipërinë, ne mënyrë qe fermerëve t?i lehtësohet sa me shume puna.

Recommended