Mesazhe urrejtjeje ne diten e zise

  • 5 years ago
Menjëherë pas aksidentit të trafikut, me mijëra njerëz përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre. Por, kishte edhe mesazhe provokuese që shkaktuan shqetësime shtesë dhe kritika, sikurse ishin katër fjalitë e Profesoreshës Biljana Vankovska, që kthejnë në kohën e konfliktit ndëretnik në Maqedoninë e vitit 2001, në vendin e njëjtë. Dekanati i Fakultetit Filozofik u përmbajt nga komentimi, duke bërë thirrje për etikë e moral, derisa nga Komiteti i Helsinkit janë kategorik ? përhapja e gjuhës së urrejtjes është vepër e ndëshkueshme me ligj.

?Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallaku? ? janë fjalët që mbrëmë ngritën një sërë kritikash në rrjetet sociale në adresë të profesoreshës Biljana Vankovska, në profilin e së cilës u shfaq ky mesazh. Shumica e dënuan se po ngritën urrejtje kombëtare e fetare, duke sugjeruar se fatkeqësia është hakmarrje për vdekjen e ushtarëve maqedonas, në vendin e quajtur Karpallak, para 18 viteve. Dekani I Fakultetit Filozofik në Shkup, është distancuar nga fjalët e koleges së tij, të cilët sot u zhdukën nga Facebooku, por kërkoi edhe respektimin e etikës së profesorëve.

Ratko Duev, dekan i Fakultetit Filozofik: Unë duhet të distancohem si dekan nga qëndrimet personale të profesorëve të caktuar, dhe padyshim se si fakultet filozofik jemi të obliguar dhe çdo profesor këtu është I obliguar me kodin etik të Universitetit. Ajo që është e rëndësishme, profesorët nuk guxojnë të përhapin gjuhë të urrejtjes dhe për këtë shkak unë distancohem.

Më kategorike është Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit Uranija Pirovska, duke bërë të ditur se gjuha e urrejtjes ndëshkohet sipas ligjit.

Uranija Pirovska, Komiteti i Helsinkit: Gjuha e urrejtjes është vepre që ndëshkohet sipas ligjit dhe nuk guxon të tolerohet përhapja e saj. Cdoherë të njëjtët njerëz janë ata që përhapin gjuhë të urrejtjes, Milenko, Vankovska.. Edhe vetë insinuata mund që mëtej të shkaktojë inkurajimin e të gjithë atyre që e ndjekin dhe të vazhdojnë me gjuhë më eksplicite të urrejtjes.

Pirovska ka thënë se do të dërgojnë ankesë në institucionet kompetente për këtë rast, por edhe për të tjerët në të kaluarën, ngase gjuha e urrejtjes çon drejt dhunës. Ndryshe, një numër I madh I shfrytëzuesve të rrjeteve sociale dje në mbrëmje kanë tentuar një solidaritet dhe humanitet të lartë, duke hapur shtëpitë e tyre për familjet e të lënduarve, duke ofruar grupe të rralla të gjakut për trajtime mjekësore, si dhe ndihma tjera për viktimat e aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë.