6 të arrestuari në aksionin e përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare, do të qëndrojnë në burg për 40 ditë. Ky është vendimi i Gjykatës së Vlorës për këta persona, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Prokurori Dritan Marku ka kërkuar masën arrest në burg me afat 40 ditë, deri në mbërritjen e dosjes nga Italia, ku kishin shtrirë aktivitetin e paligjshëm.
Ndërkohë gjatë seancës avokatët e të arrestuarve kanë kërkuar masë sigurie më të lehtë. Gjatë aksionit të përbashkët mes dy shteteve të koduar ?Lulet e Pranverës? ranë në pranga 27 persona, ndërsa 7 të tjera janë shpallur në kërkim.
Në total u shkatërruan 4 grupe kriminale, të cilat trafikonin kanabis nga Shqipëria në Itali. Sipas drejtueses së Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela, këto grupe në kohë të ndryshme kanë tentuar të trafikojnë rreth 3.5 tonë kanabis.
Tv Klan

Category
📺
TV