Skiatoret shqiptare ne boteror

  • 5 years ago
Skiatorët shqiptarë po përgatiten për garat e botërorit që po mbahet në Suedi. Ata synojnë të përfitojnë sa më shumë pikë olimpike që vlejnë për pjesëmarrjen në Lojërat Dimërore të vitit 2022 në Pekin. Shqipëria përfaqësohet për herë të parë me 5 skiatorë në një aktivitet të këtyre përmasave, ku përveç Erjon Tolës e Suela Mëhillit janë edhe të rinjtë Marsel Biçoku, Mathieu Kaço e Vasil Veriga.

Presidenti: Fitorja e Shqipërisë është që për herë të parë marrim pjesë në një eveniment me 5 sportistë.

Kushtet atmosferike janë kthyer në problem për sportistët.

Erjon Tola, skiator: Teperatuart janë rritur shumë. Kushtet janë të vështira për të gjithë skiatorët. Ne po mundiohemi të bëjmë më të mirën. Nesër kemi garën e kualifikimit por nuk do të dorëzohemi.

Trajneri: Mund të bëjmë një garë të mirë. Kemi bërë disa prova në stërvitje. Të gjithë patën mundësinë të japin më të mirën.

Kuqezinjtë e skive do të garojnë në disiplinën e slalomit dhe slalomit gjigand.

Tv Klan