Violonçelisti me famë ndërkombëtare rikthehet tek rrënjët, Redi Hasa

  • 5 years ago
Toka e mban të lidhur me Shqipërinë. Sa herë kthehet në shtëpinë e tij, tek njerëzit e tij është i emocionuar. Sikundër ndodhi edhe në sallën ?Shekspir? në Teatrin e Metropolit, ku Redi Hasa trio i shoqëruar nga fizarmonicisti Rocco Nigro dhe këngëtarja Rachele Andrioli bënë një udhëtim shpirtëror edhe muzikal, duke rrëmbyer publikun në ato vende, ku ekziston muzika.

Gjatë mbrëmjes së parë të festivalit MetroSounds ata në varkën e tyre luajtën për publikun edhe pjesë shqiptare. ?Rruga? është një pjesë e kompozuar nga artisti, që e kthen në rrugicat ku ka hedh hapat e parë fëmijë. Për artistin asgjë nuk është rastësore, sepse ai është rritur mes muzikës

?Jam me të vërtetë me fat, që kam këtë familje. Kam pasur një kontakt shumë të fort me muzikën që i vogël, im vëlla Enkland Hasa dëgjonte pianoforte, ime më që ka qenë mësuese për 35 vite, rriste fëmijët e shkollës ?Kongresit të Përmetit?. Kam pasur një baba balerin në TKOB. Ishte një uragan muzikor, që vinte nga çdo anë, nga baleti, kostumet e bukura në TKOB.?, shprehet ai.

Ndonëse për të është shumë e vështirë të shprehet me fjalë, violonçeli e ndihmon që të thotë gjithçka

?Është si një njeri, ky violonçel ka edhe një emër, quhet Sofia. Duhet që të jetë 52 vjeç. Ka qenë violonçeli i sime meje?, thotë Redi Hasa.