Violonçelisti shqiptar me famë ndërkombëtare Vlorent Xhafaj, tre koncerte në Shqipëri

  • 6 years ago
Violinçelisti Vlorent Xhafaj kërkon të japw maksimumin në muzikë. Ai prek ato stile muzikore, të cilat jo vetëm i ndien për vete të afërta, por që janë edhe të kuptueshme nga publiku. Përherë ka luajtur një repertor të gjerë, duke mos u ndalur vetëm tek disa kompozitorë. Sikundër edhe kësaj here, pas Festivalit Different Trains ai vendos të rikthehet në Shqipëri për tre koncertet e radhës.

?Jam shumë i lumtur, që jam kthyer në Shqipëri. Unë vij shpesh në Festivalin Different Trains, por kësaj here është një ftesë e pavarur, si nga Instituti Italian i kulturës dhe nga Tetori Gjerman?, shprehet violinçelisti Vlorent Xhafaj.

Pas koncertit për violonçel edhe piano, në Tiranë dhe në Durrës, Xhafaj me të njëjtin program shkon me pianistin Maurizio Baglini në Prishtinë.

Recommended