Ora News - "Syri i Temporas", njihuni me "Shtëpinë e Zotërinjve"

  • 5 years ago
#oranews #syriiitemporas
Sa herë flasim për qendra sociale e të specializuara edhe për asistence shëndetësore, ku jetojnë kryesisht të moshuar, motivi i parë që na shkon nëpër mend, është braktisja.

E më pas, paragjykimet se brezat e rinj nuk kujdesen më për më të vjetrit, se i janë dorëzuar egoizmit të tyre për të jetuar të qetë e nuk e kthejnë kokën pas, a thua se emigracioni për shembull, është zgjedhje e jo zgjidhje.

Sot jemi në "Shtëpinë e Zotërinjve", ku ndryshe nga sa thamë më lart, kujdesen për të moshuarit vajza të reja e djem të rinj, për të cilët banorët e vecantë, kanë moshën e gjyshërve të tyre.

Frejada Grifsha: Po bëj një vit e gjysmë, është një punë e bukur por edhe e lodhshme. E bukur sepse është humane, e lodhshme sepse duhet durim.

Rexhilda Rezi: Mënyra më e mirë për të trajtuar njerëz me demencë është që ti marrësh me të mira, të bësh gjërat e tyre të preferuara, mbi të gjitha është një kënaqësi. Gjithë shoqëria na thonë si ka mundësi je aty, ke mundësi për më mirë, por nuk e di ndihem e lumtur se janë si gjyshërit e mi. Me të tillë njerëz nuk e ndjej fare lodhjen.

Dëgjon, histori nga më të ndryshmet, por sidoqoftë, me dëshirë për ta jetuar jetën, pavarësisht betejave me të cilat të përball ajo.

Profesioniste të fushave të ndryshme, ushtrojnë në këto mjedise një aktivitet vullnetar, jo vetëm thjesht për t?u shërbyer, por edhe për të kaluar një ditë larg rutinës së zakonshme, si për t?i dhënë të kuptojnë këtyre zonjave e zotërinjve se pavarësisht se kanë humbur njerëz të shtrenjtë të tyre, e drejta për jetën cilësore, i përket të gjithëve.

Çdo ditë i kanë sytë tek dera, në pritje të vizitorëve të vecantë, të afërmve, miqve, e të tjerë si ne sot, që kuptojmë nëpërmjet syve e rrëfimeve të tyre, se askush nuk është imun nga plakja dhe sëmundjet e ndryshme që shoqërojnë këtë proces të pashmangshëm jetësor.

Ata tregojnë histori me sinqeritet, sikur në një farë mënyre duan të përcjellin edhe një mesazh, se njerëzit duhet të gjejnë gjithmonë një mënyrë për të jetuar në shoqëri me njëri tjetrin, sepse vetmia është ikje më e mundimshme se vetë largimi i detyruar prej botës.

Të moshuarit: ?Unë kam katër shoqet e dhomës që jemi atje, kam një djalë vetëm, atë e kam në Amerikë.?

?Kam 3 vjet e gjysmë këtu, por i konsideroj të gjithë motra dhe vëllezër. Nuk kam koncept tjetër.

Ndjesi nga më të ndryshmet shoqërojnë secilin prej nesh, sa herë ndeshet me mjedise të tilla; e qeshura që buron prej batutave e historive të tyre, dhimbja e trishtimi që lexohet në sytë e tyre për të kaluarën, por edhe për të tashmen, pavarësisht se nuk harrojnë për asnjë cast të jenë mirënjohës ndaj cdokujt që u thotë fjalën e mirë, që shpreh kujdes e dashuri ndaj tyre

T?i lëmë në shtëpi e të nxitojmë nëpër punët tona, për të siguruar të ardhurat për jëtesë e shpesh edhe për mbijetesë, por gjithnjë me kryet pas e me pyetjen e mundimshme: cfarë do të na shohin sytë kur të kthehemi?

Apo të luftojmë me mentalitetin dhe opinionin që na dënon me mungesë das...