RTV Ora - Njihuni me më të bukurën e Arbërisë, juristen 22 vjeçare

  • 5 years ago
#rtvora
Pas 9 vitesh ndërprerje është rikthyer në Itali spektakli i bukurisë Miss Arbëreshe 2019.

Për 3 ditë rresht, 16 bukuroshe nga komuna të ndryshme arbëreshe kanë konkuruar për titullin "Miss Arbëreshë 2019".

Është ky edicioni i XV i këtij eventi që sivjet u zhvillua në komunën Spezzano Albanese në Kalabri i ideuar dhe i kuruar nga shoqata "Ahi Nama".

Më e bukura e Arbërisë u shpall Ilenia Colloca nga fshati arberesh Frascineto.

Ajo është 22 vjeçe dhe studion për Juridik në Universitetin e Madridit.

"Është mjaft bukur të vlerësohesh dhe të çosh përpara traditën", ka komentuar me kurorën mbi kokë, Miss Arbërëshë 2019.

Është hera e tretë në historinë e këtij eventi që titullin Miss Arbëreshë e merr një bukuroshe nga komuna e Frascinetos.

Ndërsa për kryetarin e Bashkisë, Spezzano Albanese, "ky event është një moment i fortë identiteti për të vlerësuar dhe kontributin arvëreshëve në Kalabri".

Për vendin e dytë e të tretë të Miss Arbëreshe 2019 juria vlerësoi Rosita Lavergata nga Spezzano Albanese dhe Carla Cipriano nga San Benedetto Uliano.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/njihuni-me-me-te-bukuren-e-arberise-juristen-22-vjecare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended