Perplasje e ashper Berisha-Rama

  • 5 years ago
Nisi me tension dhe degjeneroi në akuza të ndërsjellta deri edhe fyerje personale e familjare seanca plenare mes ish-Kryeministrit Berisha dhe kreut te qeverisë Edi Rama. Përplasja erdhi pas një akuze që Berisha bëri në adresë të bashkëshortes së kryeministrit Rama.

Ndërprerja e fjalës ndaj ish-kryeministrit Berisha shkaktoi jo pak tension në sallë, çka çoi edhe në ndërprerjen e seancës plenare për pak minuta.

Kryeministri Rama i ktheu përgjigje edhe akuzave të kreut të opozitës lidhur me një investigim të bërë nga Birn dhe Zëri i Amerikës mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër. Lulzim Basha i përsëriti kërkesën për qeveri tranzitore, por Edi Rama e ftoi në fushë-betejën e 30 Qershorit.

Pas fjalës së Bashës demokratët braktisën punimet e Kuvendit.

Tv Klan

Recommended