Përplasje e ashpër Rama-Blushi, akuza për karrierën dhe pushtetin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është shoqëruar me debate të forta seanca parlamentare e kësaj të enjteje, mes Kryeministri Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi. Ne replika u përdor një gjuhë e ashpër, ku nuk munguan akuzat me histori nga e kaluara. Por fyerjet dhe akuzat e ashpra kanë vijuar edhe mes Ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe deputetit Ben Blushi. Lindita Nikolla: Ti je një injorant ekzemplar, që shkruan libra e do të marrësh më qafë me injorancën tënde. Nuk panikon askënd se nuk ke bërë asgjë përveç se ke anatemuar dhe ke thurur lavde vetes tënde, asgjë s?ke bërë të njoh shumë mirë edhe përçmimin tënd për këdo që flet dhe këdo që ke pasur pranë. Të kam pasur afër në mbledhje e si përçmon e neverit ti, mendja jote e ndritur. Zonja që foli, e kam parë si është shkërmoqur figura e saj në kohën që u bë shoqja jote e ngushtë. Ben Blushi: Ka pasur qindra ministra një prej tyre je ti zonjë, askush nuk do mbahet mend ndoshta, por ti do mbahesh si personi që kërkoje 3 mijë euro për një vend pune, u arrestua bodigardi yt, të të vijë turp ty që e mban ministre këtë, ti mund të jesh ministre arsimi, e ke shkatërruar arsimin, jo se nuk kupton, jo se ky që të ka vënë ty nuk kupton se e injorante, ndan lekë me bodigardin, herë tjetër kur të çohesh këtu, mati fjalët zonjë, se do merrem veten me ty se injoranca jote është e padurueshme.

Recommended