27 prilli, fjalët përfundimtare të Prokurorisë

  • 5 years ago
Dëshmitari i mbrojtur në rastin e 27 prillit e drejtoi gishtin nga ish kryeministri Nikolla Gruevski si organizator i hyrjes së dhunshme në Kuvend. Këtë për të parën herë publikisht në sallë gjyqësore e deklaroi prokurorja Villma Ruskovska, duke treguar një pjesë të dëshmisë së dëshmitarit, edhe atë në fjalët përmbyllëse për të enjten e përgjakshme. Sipas deklaratave të saj, Jane Çento dhe Aleksandër Vasilevski-Ninxha ishin të zemëruar me ish-kreun e Byrosë së Sigurisë Publike Çavkov, sepse ata punonin gjithnjë me direktivën e Gruevskit dhe më vonë i ka lanë në baltë.