Juridiku nis mesimin te "Petro Nini"

  • 5 years ago
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë u rikthehen auditoreve, por në ambientet e shkollës së mesme ?Petro Nini Luarasi?. Në bazë të urdhrit të Ministrisë së Arsimit, në orën 14:00 të së mërkurës studentët u mblodhën në oborrin e gjimnazit ?Petro Nini Luarasi? për të vijuar normalisht mësimin sipas orarit të përcaktuar nga Dekanati.

Studentët që bojkotojnë mësimin tentuan bllokimin e auditoreve dhe ndaluan studentët të futen në ambientet e gjimnazit. Ata mbyllën derën kryesore me zinxhirë dhe u larguan. U desh ndërhyrja e një punonjësi të shkollës nga jashtë derës për të thyer drynin.

Shumica e studentëve që u paraqitën për mësim ishin kundër bojkotit, i cili po rrezikonte vitin akademik 2018-2019.

"Kërkesa kryesore për tarifat u plotësua, nuk mund të humbisnim vitin akademik me bojkot. Edhe pse nuk ëhstë shumë normale të zhvillohet mësim këtu, ishte alternativa e vetme", thonë studentët.

Dekani i fakultetit Artan Hoxha tha se për shkak të numrit të madh të studentëve që ju rikthyhen mësimit, në dispozicion janë 38 klasa studimi për leksione dhe seminare.

"Me një orar të rishikuar dhe në afatin që të përmbyllin semestrin e parë me sukses, procesin mësimor do ta zhvillojmë tek "Petro Nini" pasdite dhe të shtunë e të dielë. Janë 38 klasa, ne këtë ushtrim e kemi bërë edhe disa vite kur fakulteti ishte në rikonstruktim. Shpresojmë që edhe stduentët që janë në ambientet e fakultetit të ndjekin procesin mësimor, pasi të gjithë këta stduentë janë protestues".

Pedagogët e cilësuan të drejtë vendimin e studentëve për të vijuar normalisht mësimin.

"Është e drejta e tyre të zgjedhin të bojkotojnë dhe është e drejtë e studentëve të tjerë të zhvillojnë mesim, ne jemi të detyruar të paraqitemi për këtë pjesë. Është e drejtë e pedagogëve të zgjedhin ose jo grevën", tha një pedagoge.

Ndërsa studentët që mbajnë të bllokuar ambientet e fakultetit thonë se nuk tërhiqen nga bojkoti.

"Do vijojmë me bojkot deri në 1 Shkurt kur të vendosin edhe pedagogët për grevën".

Pjesa tjetër e fakulteteve kanë zhvilluar normalisht mësimin.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended