PD vijon marredhenien e kushtezuar me parlamentin

  • 5 years ago
Protestat e 16 Shkurtit nuk do ta mbajë opozitën jashtë institucioneve. Të paktën deri në një vendim të dytë, demokratët do të vijojnë marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin.

Në mbledhjen e grupit me dyer të mbyllura, Lulzim Basha i ka kërkuar deputetëve të jenë të pranishëm në ato komisione parlamentare ku do të ketë kalendar për çështje sensistive që ka të bëjë me qytetarët, për të vijuar denoncimet ndaj qeverisë.

Anulimi i ligjit për arsimin e lartë dhe buxheti janë edhe dy nga çështjet që i rikthyen në komisione deputetët e opozitës.

Nga mbledhja e grupit, kreu i demokratëve kërkoi ngritjen e një grupi pune për ligjin e arsimit dhe njëherazi ftoi ish-ministra të arsimit, deputetët e pedagogë që të kontribuojnë në hartimin e platformës për arsimin.

Por krahas betejës në kuvend, demokratët kanë nisur nga puna edhe për mobilizimin e strukturave për protestën e 16 Shkurtit. Ish-kryeministri Berisha është i bindur se stina e protestave do të sjellë rrëzimin e kryeministrit Rama.

Në funksion të protestës Lulzim Basha ka nisur edhe turin me qytetarët në rrethe, ku Kavaja është stacioni i parë i takimeve.

Tv Klan