Top News - PD reagon ndaj Gjiknurit/ ‘Rama vijon koalicion me krimin’

  • 4 years ago
Mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare, ende nuk kanë arritur një dakordësi për hapjen e listave për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Mazhoranca insiston në hapjen 2/3 e listave, ndërsa opozita ka dalë me propozimin për 100% të tyre.
Lidhur me kërkesën e mazhorancës, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, shpehet se ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës, tregon se kryeministri Rama vijon koalicionin me krimin.
Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Rama është i braktisur nga qytetarët, dhe tenton të prishë rregullat e lojës, pasi frikësohet nga humbja e zgjedhjeve.
?Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, shkruna nder te tjera ne statusin e tij Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
I braktisur nga qytetarët, vuijon bardhi, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar!
Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët, mbyll postimin ne facebook, Bardhi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GazmendBardhi#DamianGjiknuri#TopChannel