Ora News - Rritja e çmimeve, Ministria e Shëndetësisë çon në gjykatë Urdhrin e Stomatologut

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Pas kundërshtisë në votimin për vendosjen e tarifave për shërbimet dentare, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një tjetër hap për të bllokuar vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave: Dërgimin në gjykatë të këtij vendimi, me argumentin se nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut.

Në kërkesë-padinë, Ministria kërkon shfuqizimin e Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut të mbajtur me datë 14 dhjetor 2018 për miratimin e listës së çmimeve dysheme në shërbimin dentar në Republikën e Shqipërisë.

Sipas Ministrisë, nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i urdhrit te stomatologëve është i paaplikueshëm.

Klinikat dentare në vend janë njohur me një vendim nga Urdhri i Stomatologut, i cili rrit dyfish çmimet e shërbimeve.

Kështu, sipas urdhrit, për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë pacientët duhet të paguajnë 4000 lekë, nga 2000 lekë që ka qenë më parë. Edhe një mbushje dhëmbi e gradës së tretë që më parë ka qenë 3000 lekë, ndërsa me urdhrin e ri shkon në 5000 lekë.

Rritje ka pasur edhe për shërbime të tjera, si pastrimi i gurëzave, nga 1500 lekë në 3000 lekë.

Lista e çmimeve është miratuar nga Asambleja Kombëtare si dhe Këshilli Kombëtar, si dhe i është bërë e ditur Ministrisë së Financave për tu implementuar në kasat fiskale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rritja-e-cmimeve-ministria-e-shendetesise-con-ne-gjykate-urdhrin-e-stomatologut