Ora News - Mollët e Korçës i hanë bagëtitë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Në Dvoran të Korçës, bagëtitë këtë dimër po ushqehen me mollë!

Banorët e fshatit po ushqejnë kafshët me prodhimin që nuk arrijnë ta shesin për shkak të mungesës së tregut dhe çmimit të ulët.

Banor: Me 100 lekë të vjetër.

Fermerët flasin për tonelata prodhim që ka mbetur stok në oborret familjare.

Një pjesë e mirë e prodhimit tashmë është dëmtuar dhe kalbur edhe si pasojë e dimrit të ftohtë.

Thuajse i gjithë fshati me 500 shtëpi është orientuar drejt frutikulturës.

Por me çmimin që kanë shitur, thonë se nuk nxjerrin as shpenzimet dhe po shkojnë drejt falimentimit.

Ndaj disa kanë nisur ti presin pemët, e të tjerë i kanë lënë pa vjelur.

Mungesa e tregut dhe çmimet nën kosto janë problematika të vjetra për kultivuesit e mollës në Korçë që ankohen për mungesën e mbështetjes së shtetit me politika
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mollet-e-korces-i-hane-bagetite