Ora News - Arrestohen hajdutët besimtarë të katedrales së Korçës

  • 6 years ago
Kanë rënë në prangat e policisë dy grabitësit e katedrales së Korçës.

Uniformat blu kanë arrestuar Genci Arifin dhe Joan Cigaren, 42 dhe 23 vjeç, si autorë të dyshuar.

Ndërsa është shpallur një kërkim një person i tretë, shtetasi me iniciale A.N, 26 vjeç, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në dhunimin dhe grabitjen e katedrales mbrëmjen e së dielës (2 gusht).

"Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të jenë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 03.09.2018, ku në Katedralen "Ringjallja e Krishtit" në Korçë, u vodh nga arkat në brendësi të ambjenteve të saj, një sasi lekësh" sqaron policia.

Burime nga policia raportojnë se 23-vjeçari Cigarja rezulton përdorues i heroinës si dhe ka qene i denuar edhe me pare per vjedhje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim".

Grabitësit hynë në katedrale si besimtarë dhe qëndruan gjatë natës brenda objektit të kultit pas meshës së të dielës.

Ata thyen dhe grabitën arkat ku besimtarët dhurojnë para dhe që Mitropolia e Korçës i përdor në ndihmë të njerëzve të nevojë.

Vetëm në arkën e ndihmave për të vobektit, mendohet se janë përvetësuar rreth 20 mijë lekë.Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrestohen-hajdutet-besimtare-te-katedrales-se-korces