Zbardhen detaje të reja nga grabitja e biznesmenit të transportit të mallrave në Shkozet të Durrësit, mbrëmjen e së shtunës. Ishin 3 persona të maskuar, të armatosur dhe të kamufluar me uniforma policie, që kanë pritur kthimin e biznesmenit Elton Kelmendi në banesë. Sapo ai ka tentuar të hapë derën, autorët kanë mësyrë duke terrorizuar atë dhe familjen me armë. Në shtëpinë dy katëshe ndodhej edhe bashkëshortja e biznesmenit. Të gjendur në befasi, askush nuk ka mundur të reagojë. Në këto kushte, grabitësit kanë vënë në lëvizje planin e tyre.
"Fillimisht autorët kanë lidhur familjarët, ndërsa më pas kanë arritur të grabisin një shumë prej 10 mijë eurosh. Në largim e sipër, autorët kanë marrë peng edhe djalin e biznesmenit, për ta lënë të lirë vetëm disa kilometra larg shtëpisë".
Pengmarrja e djalit të biznesmenit Elton Kelmendi është bërë nga autorët me qëllim që familjarët mos njoftonin policinë. Kjo ka bërë që autorët të fitonin kohë dhe të zhduknin çdo gjurmë, nëse policia do të vihej në ndjekje të tyre. Në momentin që djali i biznesmenit është lënë i lirë, biznesmeni ka njoftuar policinë, duke e venë në dijeni mbi ngjarjen.
Në banesën e biznesmenit, e cila ndodhet në periferi të Durrësit, në lagjen numër 14, kanë mbërritur forca të shumta policie. Ndërsa në pika të ndryshme u ngritën kontrolle me qëllim kapjen e autorëve. Mëngjesin e së dielës, policia ka shoqëruar 5 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Ata janë marrë në pyetje nga grupi i hetuesve i ngritur për këtë çështje.
Vetëm pak ditë më parë në Shkozet, 3 persona të maskuar dhe armatosur grabitën një shumë prej 7.5 milionë lekë, në momentin që po transportoheshin nga një shoqëri sigurie private drejt një banke të nivelit të dytë. Policia ende nuk ka mundur të identifikojë asnjërin prej autorëve.
Tv Klan

Category
📺
TV