Ora News – Burg për gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Gjyqtari i Gjykatës së Fierit Roland Hysi dhe psikologia Elona Meçani do të qëndrojnë në burg derisa prokuroria të përfundojë hetimet ndaj tyre.

Gjykata e krimeve të rënda vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë për dy të arrestuarit për korrupsion.

Seanca e cila zgjati mbi dy orë në gjykatën e krimeve të rënda u zhvilluar me dyer te mbyllura. Burime brenda seancës bëjnë me dije se vetë gjyqtari ka pretenduar se video e shfaqur në një emision investigative nuk përbën provë.

Ai kërkoi të lirohej nga arresti duke pretenduar se nuk ka rrezikshmëri shoqërore. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe mbrojtësja e psikologes Elona Meçani por me këto pretendime nuk ishte dakord as prokurori dhe as gjykata. Të dy argumentuan se ne rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një përgjim po me një provë dokument.

Ai akuzohet për veprën penale ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike?. Po ashtu mbi gjyqtarin rëndon akuza ?Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të drejtësisë?.

Po ashtu masa arrest me burg është caktuar edhe për psikologen Elona Meçani, e cila mori 500 euro të tjera për një gjyqtar tjetër, i cili në video thuhet se është Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/burg-gjyqtarin-roland-hysi-dhe-psikologen