Ora News – Nesër masa për gjyqtarin Miri, Prokuroria kërkon arrest me burg

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon caktimin e masës arrest me burg për gjyqtarin Shkëlqim Miri i arrestuar me akuzën e korrupsionit tre ditë më parë pasi në banesën e tij u gjet një sasi prej rreth 250 mijë eurosh.

Gjyqtari i Apelit do të dalë para kolegëve të tij tek Krimet e Rënda të dielën në orën 11:00 ku pritet të bëhet vlerësimi i masës për Shkëlqim Mirin, i cili është prangosur mbi një urdhër ndalimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Hetimet për këtë çështje nisën në mars të 2017 pas tentativave të dy sekserëvë për lehtësimin e dënimit të dhënë në Gjykatën e Matit me 20 vitë burg ndaj shtetasit Gentjan Doda, i akuzuar për vrasje në vitin 1997.

Dy personat që u mbajtën në përgjim për disa muaj ishin shtetasi Alban Buci që komunikonte me të afërmit e Gentjan Dodës dhe Kujtim Miri i afërmi i gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri.

Bazuar në vazhgimin e dy sekserëve Prokuroria ka arritur të zbardhë implikimin e vetë gjyqtarit që ka dalë në përgjime teksa komunikon me kushëririn e tij Kujtim Miri, në lidhje me shumën prej 20 mijë euro të dyshuar si ryshfet.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/neser-masa-gjyqtarin-miri-prokuroria-kerkon-arrest-me-burg