Ora News - Bora mbulon Shkodrën, 5 fadroma pastrojnë qytetin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ky mëngjes ka gjetur të zbardhur Shkodrën, me reshjet që kanë vazhduar gjatë gjithë natës. Trashësia e borës në qytet arrin 3-4 cm.

Bashkia Shkodër ka marrë masat për pastrimin e borës me 5 fadroma në qytet.

Dy fadroma kanë filluar punën në dispozicion për rrugën e Prekalit.

Bashkia e Shkodrës thotë se është në gadishmëri për menaxhimin e situatës.

Përballe situatës se krijuar nga reshjet e borës, Bashkia Shkodër me punonjësit e saj po punon pranë shkollave për të krijuar akses për nxënësit në mënyrë që të mos kenë probleme.

Po pastrohen të gjitha hyrjet e shkollave, ndërkohë që vijon puna në të gjitha akset e qytetit me fadroma dhe me hedhjen e kripës për të krijuar lehtësi në lëvizjen e banorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bora-mbulon-shkodren-5-fadroma-pastrojne-qytetin

Recommended