• 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pak ditë pas denoncimit për mungesën e inkubatorëve në maternitete, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se shërbimit të neonatologjisë i janë shtuar 29 inkubatorë.

Ministrja Manastirliu ishte të premten në një inspektim në maternitetin e Elbasanit, ku u shpreh për investime në çdo spital rajonal.

Manastirliu: ?Po investojmë për përmirësimin e infrastrukturës në maternitete në të gjitha spitalet rajonale, me fokus tek përmirësimi I kujdesit për nënën dhe fëmijën. Fuqizuam shërbimin e neonatologjisë me 29 inkubatorë te rinj dhe 8 eko obstetrike gjinekologjike. Ndërtuam Maternitetin e ri të Sarandës, I cili ofron sot standardin më të lartë të shërbimit në vend. Është drejt përfundimit materniteti i ri i Korçës, i cili do të jetë gati brenda pak ditësh. Do të vijojnë investimet për rijetësimin e rrjetit të materniteteve në vend me maternitetin e Beratit, Kukësit, Lezhës, Matit dhe Pogradecit?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-akuzave-te-pd-manastirliu-29-inkubatore-te-rinj-maternitetet

Category

📺
TV

Recommended