Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Në të gjitha qytetet e Shqipërisë, në sheshet ku do të festohet ndërrimi i viteve është vendosur një autoambulancë nga ora 19:00 deri në përfundim të festës.
Në Tiranë, përveç 9 autoambulancave të shpërndara në post-stacione në territor, sipas planit të riorganizimit të Urgjencës Mjekësore, do të ketë edhe dy autoambulanca të tjera në dizpozicion të festës të vendosura në sheshin Skënderbej.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me ekipin e urgjencës së Spitalit Universitar të Traumës, tha se janë marrë të gjitha masat që spitalet të jenë në gatishmëri për t?iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje
Manastirliu: Kemi marrë të gjitha masat që natën e ndërrimit të viteve urgjencat mjekësore, ambulancat, njësia e helikopterëve të jenë në gadishmëri për t?iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje. Ndalimi i tregtimit të fishekzjarreve këtë vit pritet të lehtësojë edhe traumat që çdo vit shkaktohen nga fishekzjarret dhe mjetet piroteknike.
Sipas urdhrit të Ministres Manastirliu, masat e përforcuara do të zbatohen nga të gjitha ekipet mjekësore në datat 31, 1 dhe 2 janar 2019, për t?iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje nga qytetarët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/spitalet-ne-gatishmeri-naten-e-nderrimit-te-viteve

Category
📺
TV