Ekskluzive/ Report Tv zbardh kallëzimin e Aurel Gunit

  • 6 years ago
ELBASAN - Zbulohen emrat e dy personave, për të cilët pretendohet se janë urdhëruesve të rrëmbimit në Elbasan të Aurel Gunit (Lexo këtu). Report Tv ekskluzivisht, ka arritur të mësojë disa detaje që oficerët e policisë gjyqësore, kanë regjistruar, në denoncimin e biznesmenit Aurel Guni, i cili mbrëmjen e të premtes u rrëmbye nga Bexhet Musmuça, tashmë i arrestuar sëbashku me një vajzë e cila besohet se është e dashura e tij.

Aurel Guni gjatë dhënies së denoncimit ka pohuar se Bexhet Musmuça, i ka thënë se ishte urdhëruar ta çonte tek Ardjan Çapja dhe te Ervis Çaushllari. Në dëshminë e tij të cilën Report TV e disponon por nuk e publikon për arsye të hetimeve, Aurel Guni ka deklaruar se:

?Pastaj Bexheti më tha që duhet të më çonte tek Ard Çapja dhe Ervis Çaushllari. "Të kërkojnë ata të dy, dhe mua më kanë thënë. Ose na sill Aurelin, ose do të të vrasim çunin. Nuk e di çfarë ke me ta, por unë nuk do rrezikoj çunin tim për ty, prandaj eja me mua dhe mbylle se ndryshe do të vras ty. S?je ti më i rëndësishëm se çuni im,?- kështu më tha. I njoh të dy personat, nuk kam asnjë konflikt me ata. Nuk e di për çfarë më kërkonin. Nuk mendoja që Bexheti do të më çonte aty?.

Recommended