Check-in - Vienna (29 dhjetor 2018)

  • 6 years ago
www.tvklan.al Emision nga Albana Nanaj
Nëse do kishte një klasifikim se cili do ishte qyteti më i bukur në prag të festave të fundvitit, me siguri Vjena do të triumfonte gjithnjë.

Vjena aristokrate dhe moderne ka bërë realitet gjithçka që ne kemi ëndërruar dhe kemi imagjinuar për atmosferen e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Nëse ju zgjidhni kryeqytetin austriak si një destinacion për udhëtimin tuaj të ardhshëm, është e sigurt se nuk do të zhgënjeheni dhe në të vërtetë, pasi ta zbuloni  kurrë nuk do të jetë mjaftueshëm.

I konsideruar si  vendi më i mirë për të jetuar në të gjithë botën, kryeqyteti i Austrisë, Vjena nuk mund t?i mungonte itinerareve të emisionit Check In të autores Albana Nanaj.

Rreth 3 milion njerëz në vit vizitojnë kishën më të famshme të qytetit, Katedralen e Shën Stefanit, ndërtuar në shekullin e XII-të. Ajo ka 13 këmbana në kullën më të lartë që arrihet pas 434 shkallësh. Kompozitorët Joseph Haydn dhe Moxart kanë punuar të dy në  këtë kishë.

Një qytet me 1 milion e 800 mijë banorë, në zemër të Europës qendrore, Vjena është konsideruar si qyteti me cilësinë më të mirë të jetës në planet pas Merlburnit të Australisë. Kjo cilësi jete reflektohet edhe në parashikimet e jetëgjatësisë së banorëve të Vjenës që është llogaritur të jetë 89 vjeç për gratë dhe  për burrat 85 vjeç deri në 2050 ndërkohë që mesatarja botërore është 71 vjeç dhe ajo kombëtare 81 vjeç.

Historia e Vjenës nis në kohën kur Perandoria Romake krijoi një kamp ushtarak në zonën ku sot gjendet qendra e qytetit. Prej aty, Vjena u rrit nga një vendbanim romak me emrin Vindobona, në një zonë tregtare të rëndësishme në shekullin e XI-të. Emri Vindobona rrjedh nga një gjuhë kelte, duke ngritur hipotezën që qyteti mund të ketë qenë banuar para romakëve nga popullsi kelte. Romakët qëndruan aty deri në shekullin e V. Vjena u bë kryeqyteti i dinastisë Babenberg dhe më pas i Habsburgëve, nën qeverisjen e të cilëve u kthye në një nga qendrat e rëndësishme të kulturës europiane.

Lumi që përshkon qytetin është gjithashtu simbol i Vjenës. Danubi blu, i cili frymëzoi edhe Shtrausin për veprën e tij të famshme me të njëjtin emër më 1866 dhe që konsiderohet sot si himni jozyrtar i Austrisë.

Lumi i dytë më ë gjatë në Europë përshkon 2,850 kilometra derisa arrin në detin e zi.

"Qyteti magjik perandorak në këtë periudhë të vitit mbështillet me një mantel të çmuar. Këtë herë nuk është bërë nga bora e bardhë, por nga dritat, zbukurimet  dhe kurora e Krishtlindjes. Nga data 17 Nëntor deri më 26 Dhjetor, Vjena  hap dyert e tregjeve  të  Krishtlindjes, të cilët  janë vendosur në sheshet më të rëndësishëm të qytetit", tha Nanaj.

Pak e dinë që edhe globi i dëborës prej xhami u shpik në Austri më 1900, kur një ndreqës i instrumentave muzikore, Erwin Perzy, po përpiqej të përmirësonte dritën e llampës. Ai shtoi ujë dhe flokë niseshteje me shpresën se drita do të shkëlqente më shumë, por kjo nuk ndodhi.

Efekti ishte befasues, 5 vjet më vonë Perzi filloi prodhimin masiv të globeve të bo...