Ora News - Pamje nga zjarri që përfshiu tregun industrial në Laç

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Tregu industrial i Laçit është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja është shënuar rreth orës 6:00. Shkaku ka qenë zjarri në një lokal afër tregut të qytetit i cili më pas ka përfshirë edhe tregun industrial duke e përpirë nga flakët në pak minuta.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nga raportimet paraprake nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Në këtë treg mësohet se zhvillonin aktivitetin rreth 60 tregtarë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Tregtarët pretendojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, por do të jenë hetimet që do të përcaktojnë më mirë shkaqet.

Sipas raportimit të fundit nga gazetari i Ora Neës, Elvis Hila, (Ora 09:00) zjarrfikësit që kanë mbërritur edhe nga Lezha e Mirdita vijojnë të punojnë për shuarjen e flakëve
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zjarr-ne-tregun-industrial-te-lacit-vetem-deme-materiale

Recommended