Ora News - Berisha: Rrugët do oshtijnë O djem rrëmbeni armë, ja vdekje ja liri" nëse.. ..

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke paralajmëruar rrëzimin e ligjit të vettingut në politikë, ish- kryeministri Sali Berisha foli në parlament duke i treguar socialistëve se nuk i kanë lënë asnjë mundësi shqiptarëve veçse të marrin armët.

Deputeti demokrat e quajti moment kritik ditën e sotme (21 dhjetor) dhe ftoi maxhorancën të votojë draftin për vetingun e politikës

Sali Berisha: "Pranoni amandamentin dhe të ulemi me ekspertë të marrim ekspertë më të mirë ndërkombëtar dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin. Edhe një herë ju bëj thirrje. Momenti është kritik. Unë ja u them se do të bëni gabimin më të rëndë që mund të keni bërë ndonjëherë nëse ju përdorni kartonet e zeza, të nxira të krimit, nëse përdorni diktatin e krimit si përfaqësues të tij, për të hedhur poshtë këtë amandament që do të bënte historinë për shqiptarët, përndryshe ju garantoj se forca do ju shkulë nga këto karrige.

Për ndryshe ju garantoj bëjuni gati në rrugë e sheshe të Shqipërisë do oshtijnë: O djem rrëmbeni armë, ja vdekje ja liri"

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/berisha-rruget-do-oshtijne-o-djem-rrembeni-arme-ja-vdekje-ja-liri-nese