Berisha reciton “O djem, rrembeni armet”

  • 6 years ago
Parlamenti ka nisur paraditen e kësaj të premteje një seance maratonë jashtë radhe, për të diskutuar amendamentin kushtetues të opozitës për vetting-un e politikanëve.

Kreu i opozitës ka kërkuar ta shtyjë kohën e fjalës së tij, ndërsa paraardhësi i tij, ish-Kryeministri Berisha kërkoi votimin e këtij ndryshimi kushtetuese, pasi në të kundërt do ta bëjnë vetë shqiptarët, që protestojnë vetting-un. E këtu i erdhën në ndihmë vargjet rilindase.

Por për recitimin e këtyre vargjeve, socialistët kërkuan nga Byroja e Kuvendit të merren masa për thirrje antikushtetuese.

Palët shkuan në Kuvend me qëndrime të ndryshme. Shumica është kundër propozimit për të cilin u shpreh dhe Komisioni i Venecias, ndërsa demokratët, edhe pse pranojnë mangësitë për mekanizimin që do të vendosë nën filtrin e vetting-ut politikanët, kërkojnë të votohet për t?u miratuar më pas ligjet që do të detajojnë të gjithë elementët e këtij procesi. Për diskutimet për nismën e opozitës për vetting-un janë parashikuar afro 400 minuta diskutime.

Tv Klan

Recommended