Majko deklaron votën kundër Vettingut: Ejani të merremi me studentët

  • 6 years ago
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit e ka cilësuar si dhe komike kërkesën e PD për Vettingun në politikë duke deklaruar edhe votën e tij kundër duke iu bërë një thirrje të fortë kolegëve për të reflektuar rreth protestës studentore.

?Vetingu është qesharak. Unë për asgjënë nuk votoj, ejani të merremi me studentët dhe kërkesat e tyre, nuk janë kundërshtarët tanë, janë shpëtimi ynë, mesazhin e tyre e majta e ka marrë dhe po reflekton kurse partia që u krijua nga studentët sot nuk flet gjuhën e tyre?, tha Majko.