Ora News – Gazetarët kundër antishpifjes: Do detyrohemi të dalim në protestë si studentët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Gazetarët profesionistë shprehen alarmin për paketën antishpifje të propozuar nga qeveria Rama. Pavarësisht se pranuan që media online ka probleme të shumtta, në tryezën e organizuar nga PD, gazetarët dolën kundër këtij projektligji, duke e cilësuar si antikushtetues dhe totalitar.

Gazetarët profesionistë dhe deputetët e opozitës u shprehen kundër paketës antishpifje të propozuar nga kryeministri Rama.

Në një tryezë të organizuar nga Partia Demokratike për lirinë e medias, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh se kreu i qeverisë Rama kërkon të censurojë fjalën e lirë me ligj.

Basha: Ajo që Edi Rama po propozon është Policia e Mendimit. Është padyshim një akt marrëzie i një njeriu të rrezikshëm. Për ne si opozitë nuk ka rrugë tjetër përveç vetërregullimit.

Drejtuesit e mediave dhe gazetarët, të cilët preken drejtëpërndrejtë nga paketa antishpifje ngriten alarmin për situatën totalitare në të cilën kërkon ta fusë qeveria median në Shqipëri.

Shkullaku: Jemi një hap regjimeve totalitare, më mirë të kemi kaos, sesa një ligj dhe një regjim, që di të na mbylli gojën të gjithëve. Çfarë duhet të bëjmë që ky njeri të ndalet? Të dalim dhe ne si studentët?!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gazetaret-kunder-antishpifjes-do-detyrohemi-te-dalim-ne-proteste-si-studentet