Ne vend numero hetimi per “DH Albania”

  • 6 years ago
Hetimet për kompaninë ?DH Albania?, që me dokumente të falsifikuara fitoi dy tenderë me vlerë 30 milionë euro, kanë mbetur në vend numëro. Aktualisht, Prokuroria ka bërë vetëm dërgimin në laboratorin e Policisë Shkencore të dosjeve të kompanisë. Kjo për të bërë verifikuar nëse dokumentet që ka dorëzuar në Autoritetin Rrugor për tenderin e Unazës së Madhe dhe në OST për tenderin e linjës Burrel-Peshkopi janë të falsifikuar.

Prokuroria e Tiranës është në pritje të letër-porosive nga shteti i Delaware, aty ku është themeluar kompania mëmë e ?DH Albania?. Autoritetet e këtij shteti, në një letër këmbim me Ministrinë e Energjetikës dhe Infrastrukturës konfirmuan se 4 dokumente zyrtare të shtetit të Delaware-it janë të falsifikuara.

Por Prokuroria pret të administrojë në formën e duhur përgjigjet nga shteti pasi ka dërguar letërporosi, ku kërkon informacion mbi të dhënat e kompanisë dhe aktivitetin e saj atje. Prokuroria e Tiranës dyshon se falsifikimi i dokumenteve të ?DH Albania? është bërë në vendin tonë, pasi në shtetit e Delaware-it ajo është regjistruar në 25 Qershor 2018 dhe jo në vitin 1998.

Gjithashtu, edhe bilanci i firmës është falsifikuar në vendim tonë sëbashku me firmën e Sekretarit të Shtetit të Delaware-it . Edhe noterizimi i dokumenteve në Amerikë është bërë nga një noter i cili nuk ekziston. Grupi hetimor që kryen hetimin, ende nuk ka mundur të marrë dëshminë e Avdjol Dobit, përfaqësuesit të vetëm të ?DH Albania? në Shqipëri, pavarësisht se i është dërguar një fletëthirrje.

26-vjeçari, që fitoi dy tenderë me vlerë 30 milionë euro, ende nuk ka konfirmuar nëse ka marrë dijeni të fletëthirrjes së lëshuar nga Prokurorja Elisabeta Imeraj. Në pyetje do të merren edhe noterja Xhevahire Brahaj dhe përkthyesja Shenda Kruja, e cila nuk është në listën e përkthyesve të Ministrisë së Drejtësisë.

Deponime deri tani për skandalin ka dhënë gazetari Ylli Rakipi, i cili u kërcënua pas investigimit të kryer për këtë aferë. Ai sqaroi se nuk është rastësi që kërcënimet vijnë pas publikimit të aferës korruptive të tenderit me vlerë 18 milionë euro, pasi aty janë të gjitha palët politike. Rakipi i tha Televizionit Klan se hetimet për këtë rast janë të ngadalta.

Tv Klan