Rama: Nga Janari pergjysmohet tarifa per studimet Bachelor

  • 6 years ago
Pavarësisht se ka deklaruar se nuk do të ndërmarrë asnjë hap për plotësimin e kërkesave të studentëve, edhe pse i mbështet të gjitha ato, nëse nuk dialogojnë Kryeministri lajmëron se nga Janari do të nisë përgjysmimi i tarifës për nivelin Bachelor.

Studentët refuzojnë të shkojnë tek Kryeministri për t?u ulur në tryezën e dialogut, por Rama ka zgjedhur një tjetër strategji, duke shkuar në çdo auditor universiteti. Pas Gjeologjikut të hënën, këtë të martë ishte në Universitetin Bujqësor, ku përplasja nuk ka munduar me studentët.



Ligjin për Arsimin e Lartë nuk pranon të atakojnë as studentët dhe as pedagogët dhe si argument thotë se asnjë nga kërkesat e tyre nuk ligjet me mosfunksionimin e ligjit.

Premton sërish rikonfigurim të bordeve të universiteteve, edhe pse nuk pranon se përfaqësuesit e qeverisë janë bërë pengesë për autonominë. Këtu e gjen me vend të risulmojë disa rektorë për shpërdorime të fondeve.

Pyetjes për mosmbajtjen e premtimit elektoral për buxhet 5 % për arsimin, Rama i përgjigjet me një analizë të situatës ekonomike që gjetën. Kërkesës për vetting-un e pedagogëve, i përgjigjet me kërkesën për të denoncuar çdo rast.

Rama vazhdon të vlerësojë frymën e protestës, që thotë se shërbeu si stimul për të ndërmarrë diskutime që universitetet të reformohen. Rama premton përmbushjen e të gjitha kërkesave, edhe shumë të tjerave që u artikuluan në diskutimin me studentët e Universitetit Bujqësor dhe thotë se do të vazhdojë të flasë dhe takohet me ta në çdo auditor për të folur.

Tv Klan