Ora News - Kryeministri mesazh studenteve nga fb: Hajde takohemi po të doni në Parlament

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmes një mesazhi në facebook kryeministri Edi Rama fton studentët të ngrenë ura komunikimi me qeverinë.

Ndërkohë që protesta para ministrise vazhdon dhe eshte me madheshtore, Rama fton studentet të takohen nese duan edhe në sallën e parlamentit në sytë e gjithë popullit shqiptar.


Kryeministri mesazh studenteve ne facebook:

"Të dashur protestues,

?Kjo s'është një lojë force, as një lojë kungulleshkash dhe as një lojë e ka kush e ka. Vazhdojeni protestën sa të doni, po ngrini urën e komunikimit me qeverinë. Unë ju pres në çdo orë që të doni dhe jam gati të punoj me ju, jo për t'i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin. ?

?Do të ishte hera e parë në historinë e protestave në botë, që protestuesit kërkojnë nga qeveria plotësimin e disa kërkesave dhe s'duan të ulen në tryezë me qeverinë që u thotë hajdeni t'i plotësojmë! (Mbase "tryeza e qeverisë" është një term që e kufizon imagjinatën, po fare mirë mund të takohemi në sallën e parlamentit në sytë e gjithë popullit shqiptar. Ju 140 plus tërë karriget e ministrave me 8 pikat tuaja dhe unë përballë jush, me 8+ pikat e mia:-)

?Kujdes nga kushdo ju mëson t'u jepni ultimatume atyre që ju shtrijnë dorën e bashkëpunimit, sepse ju mëson si të bëheni humbës në jetë! Ndërsa kush kujton se një qeveri mund të kuptojë gjuhën e ultimatumeve, ndërkohë që vetë qeveria flet me gjuhën e Dialogut, e ka gabim. Nëse ju keni lënë mësimin për ta bërë universitetin më të mirë, bujrum të ulemi dhe të fillojmë punën bashkarisht për këtë qëllim pa humbur kohë. Çfarë presim??

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryeministri-mesazh-studenteve-ne-facebook

Recommended