Protesta e studenteve shtrihet edhe ne rrethe

  • 6 years ago
Studentë të universiteteve publike në Tiranë protestuan dje para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar reduktim të tarifave të shkollimit.

Mëngjesin e sotëm raportohet se në protestë kanë dalë edhe studentë të universiteteve të Durrësit, Elbasanit dhe Korçës.

Me anë të një letre Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre.

Studentët kërkojnë anulimin e VKM-së për pagesat për provimet e mbartura, përgjysmim të tarifës së studimit, përmirësim të kushteve të konvikteve dhe përfaqësim më të madh të studentëve në vendimmarrje.

Në një reagim të saj ministrja Nikolla u shpreh e gatshme të rishikohej pagesa për provimet e mbartura ndërsa për tarifat ajo tha se vendosin universitetet.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended