Ora News - Lame: Në Unazën e Re janë bërë legalizime abuzive

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ka reaguar edhe për protestën e banorëve të ?Unazës së Re?.

Ai ka deklaruar janë bërë edhe legalizime abuzive, edhe pse dihej prej vitesh projekti për rrugën e re.

Lame: Janë 40 apo 42 legalizime të bëra në korrik-shtator 2013. Nga ana tjetër dhe me atë shtrat të ngushtuar të Unazës që parashikonte projekti i vjetër i tyre janë bërë legalizime të paligjshme.

Lame tha se në Shqipëri ekzistojnë 600 mijë pasuri të paregjistruara, ndërsa 2.5 mln të tjera janë me probleme.

Shifrat u prenzantuan përpara Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese në Kuvend. Sipas Lames, i gjithë ky kaos me pronat është nxitur edhe nga mos funksionimi i institucioneve.

Lame: Shqipëria rezulton me 4.4 mln pasuri të paluajtshme, nga të cilat 3.8 mln janë regjistruar dhe janë 600 mijë të paregjistruara. Në pikëpamje të parë duket sikur është bërë goxha punë dhe është bërë goxha punë. Kur i futemi në themel rezulton që rreth 2.5 mln e pasurive të regjistruara janë me probleme.

Agjencia e trajtimit të pronas nuk është përfshirë në shkrirjen e institucioneve, duke u lënë për një moment të dytë. Ndërkohë bashkimi i Hipotekës, Aluiznit dhe Agjencisë së Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike në një të vetme, nën emrin Agjencia Shtetërore e Katastrës pritet të sjellë edhe reduktim të numrit të punonjësve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lame-ne-unazen-e-re-jane-bere-legalizime-abuzive