Ora News - Lame: Godinat ku ka shërbyer Meta janë pa çertifikatë pronësia

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka reaguar sot pas mosdekretimit nga Presidentit, të ligjit për Kadastrën. Në një dalje për mediat, Lame tha se kjo dëmton shumë qytetarë që presin të regjistrojnë pronat e tyre, duke i kujtuar Presidentit se edhe godina ku ai sot shërben, apo ka shërbyer dikur janë pa çertifikatë pronësie.

Lame: Presidenti i Republikës nuk dekretoi dhe ktheu për rishqyrtim ligjin për Kadastrën. Zoti Ilir Meta është sot President i Republikës, por godina e Presidencës e ndërtuar në 1959 edhe sot e gjithë ditën nuk ka çertifikatë pronësie.

Përpara kësaj Ilir Meta ka qenë kryetar i Kuvendi, por edhe salla ku mblidhet kuvendi nuk ka çertifikatë pronësie.

Ca më parë akoma Meta ka qenë ministër i Jashtë, por edhe ministria e Jashtme nuk ka çertifikatë pronësie. Meta ka qenë edhe kryeministër, por edhe godina e kryeministrisë nuk ka çertifikatë pronësie.

Lame sqaroi se mosdekretimi i këtij ligji penalizon shqiptarët.

Lame: Si t'ia shpjegojmë hallin e presidentit 60 mijë familjeve që presin të mbyllin legalizimet?

Si t'ia shpjegojmë këtë halla 220 mijë fermerëve që presin të regjistrojnë tokën?

Si t'ia shpjegojmë 50 mijë familjeve që presin të ligjërojnë banesat e vjetra?

Apo si ti themi 2 mln e 800 mijë pronave që presin të rimaten nga themeli sepse janë lëmsh.

Kthimi i ligjit të kadastrës penalizon çdo shqiptar që ka një çerek shekulli që gjen belanë me pronën.

Lame sqaroi arsyetimin e Presidentit, se me këtë ligj, Kadasatra do të kapet nga kryeministri.

Lame: Jo vetëm kryeministri i sotëm, por asnjëri nga 34 kryeministrat e vendit nuk e kanë idenë si lexohet regjistri i pronave. Kështu që nuk kanë çe duan. Ligji e thotë qartë, regjistri i pronave është në administrim të ministrisë së Drejtësisë, si deri më sot. Ndërsa agjencia e Kadastrës do të jetë në varësi të kryeministrit, në mënyrë që ky ti tërheqë veshin drejtorit të Kadastrës për mbarëvajtjen e punës së këtij institucioni që do të jetë themeli i reformës së pronës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-ktheu-ligjin-kadastren-lame-godina-ku-rri-presidenti-eshte-pa-certifikate-pronesie