Ora News - Festa e FA në Pedonale, ja uniformat e reja të bandës së ushtrisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshe nga çdo herë, festa e Çlirimit, për Forcat e Armatosura dhe qytetarët ka ardhur në një formë krejt ndryshe. Pedonalja e kryeqyetit për disa orë shërbeu si vendtakimi mes efektivëve të FA dhe qytetarëve, të cilët populluan të gjitha stendat, ku ishin vendosur pajime dhe efektivë nga të gjitha strukturat e FA.

Supriza e bukur e ?Ditës së hapur me FA? ishin unioformat e reja të Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura, e cila performoi gjatë gjithë paradites, duke sjellë një atmosferë festive për fëmijët dhe të rriturit. Uniformat e reja të OFFA me elementë tradicional shqiptar, me ngjyrat kuqezi, u prezantuan për herë të parë gjatë ditës së sotme dhe pjesëtarët e bandës u përshëndetën në veçanti nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ministrja Xhaçka, gjatë fjalës së saj në prani të qindra qytetarëve tha se, Shqipëria e ka historinë e saj të mbushur me luftëra dhe sakrifica, por 74 vite pas çlirimit, po përjetohet një situatë krejtësisht e ndryshme sa për i përket FA-ve.

?Ky moment na gjen të rreshtuar krah forcave aleate të NATO-s për të mbrojtur vlerat e përbashkëta të demokracisë dhe shtetit ligjor, jo vetëm brenda vendit tonë por dhe hapësirës së NATO-s.

Sot në këtë aktivitet kemi ekspozuar një pjesë shumë të vogël nga jeta dhe veprimtaria e këtyre djemve dhe vajzave. Por ajo që ata bëjnë në realitet, ajo çfarë ata i ofrojnë vendit tonë, është e pamundur të përcillet në kaq pak hapësirë.?, tha ministrja, Xhaçka.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/festa-e-fa-ne-pedonale-ja-uniformat-e-reja-te-bandes-se-ushtrise