Report TV - Ja uniformat e reja,Rama:Për 10 vite,Policia jonë më e mira në BE

  • 8 years ago
TIRANE - Nga sot mbi 9 mijë punonjës të Policisë së Shtetit do të pajisen me uniformat e reja.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast në Ministrinë e Brendshme, kryeministri Edi Rama tha se qytetarët do të shohin një polici të ripërtërirë edhe nga pikëpamja e dukjes, që pasqyron përmbajtjen e re të punës dhe moralit të Policisë së Shtetit.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Policia e Shtetit ndryshe nga 3 vite më parë sot është shnderruan në krenarinë e vendit. Sipas kreut të qeverisë, prioritet është që ndër 10 vite, Policia shqiptare të bëhet më e mira në Bashkimin Europian, pasi në Rajon e ka marrë tashmë këtë status.