Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-ambasadori, Aleksandër Arvizu, i është akorduar titulli i lartë për ?Merita të Veçanta Civile?. Dekorata i është dhënë nga presidenti Ilir Meta me motivacionin se ka kontribuar në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe si dhe për mbështetjen në procesin e integrimit euro-atlantik të vendit. Ky moment mblodhi në një ceremoni personalitete të ndryshme të trupit diplomatik, ish-presidentë, politikanë dhe përfaqësues te biznesit e medias
Për kontributin e tij në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe si dhe për mbështetjen në procesin e integrimit euro-atlantik të vendit, ish- diplomati amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, është dekoruar me titullin e lartë për ?Merita të Veçanta Civile?.
Titulli iu akordua nga presidenti Ilir Meta, në një ceremoni ku të pranishëm ishin personalitete të ndryshme të trupit diplomatik, ish-presidentë, politikanë dhe përfaqësues te biznesit e medias.
Ilir Meta: Gjatë veprimtarisë së tij diplomatike si Ambasador në Shqipëri ai dha një kontribut të madh në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një moment i veçantë ishte vizita e Sekretares të Shtetit, Hillari Klinton dhe fjala e saj në Parlamentin Shqiptar për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Po kështu Ambasador Arvizu ka një meritë të veçantë për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit si dhe për ndihmën efikase në përparimin e reformave kyçe, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar, por edhe reformën në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-dekoron-ish-ambasadorin-e-shba-arvizu

Category
📺
TV