Rama: BE me dy fytyra me shqiptaret

  • 6 years ago
Ky bashkim nuk do të jetë për shumë kohë vetëm simbolik.

Edi Rama: Unë ftoj Kryeministrin Haradinaj që të bashkohet me mua në nevojën që të vendosim një fond për dy Ministritë e Jashtme, dhe dy Ministritë e Jashtme të fillojnë punën për të bërë një dokument analitik dhe strategjik; Shqipëria, Kosova dhe rruga e bashkimit të shqiptarëve në horizontin e vitit 2025. Një dokument demografik, ekonomik, social i sistemeve politike dhe të gjitha këto së bashku.

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, të mbledhura në Pejë, po ndërmarrin hapa konkrete. Duke i marrë në konsideratë edhe reagimet që mund të vijnë nga Serbia apo Bashkimi Europian, Kryeministri Rama u tregua i ashpër edhe me Brukselin.

?Natyrisht, e di se çfarë do të thonë menjëherë në Beograd, apo kudo qoftë tjetër, por unë kam parasysh bashkimin e shqiptarëve si një domosdoshmëri në rrugën e Bashkimit Europian dhe Bashkimi Europian duhet t?i japi fund qasjes së dyfytyrtë. Një fytyrë për Shqipërinë, një fytyrë për Kosovën. Shqipërisë i thotë do hapim negociatat sot, do hapim negociatat nesër. Kosovës i thotë do liberalizohemi sot, do liberalizohemi nesër dhe ndërkohë, ajo që ndodh, është që Serbia vazhdon hap kapituj dhe po ia del duke përdorur tre fytyra, ndërkohë ne kemi një fytyrë.

Fytyra jonë është kuq e zi dhe me fytyrën tonë kuq e zi, ne jemi gati t?i qëndrojmë përballë të gjitha sfidave kuqezi që janë sfida të përbashkëta për të rritur ekonominë, prosperitetin e për të garantuar ardhmërinë e kombit tonë, e kombit tonë shqiptar me dy shtete. Dy shtet që i duam të integruara në Bashkimin Europian, dy shtete që i qëndrojnë të gjitha parimeve të të drejtës ndërkombëtare dhe i qëndrojnë të gjitha amaneteve të të parëve tanë. Të parët tanë i kemi të përbashkët, dy shtete që nuk kanë ndërmend të mbeten si vrima e fundit e kavallit në historinë e lodhshme të muzikës së këtij kontinenti, qoftë në Bruksel, qoftë në Beograd?.

Per Beogradin, Rama foli për një qasje bllokuese dhe aspak reciproke. Ndaj e quajti të drejtë vendimin politik për rritjen me 100 % të taksimit të produkteve serbe nga Kosova.

?Në Beograd deri në dy të natës, me të dërguar të Europës i kërkonin të hiqte fjalën Republikën e Kosovës. What the fuck do thuhej në gjuhën e Parlamentit Europian. Kush e sheh tarifën 100% si aspekt ekonomik gabon, kjo eshte tarifë si kundërpërgjigje politike. 100% taksa në veri dhe zero në jug. Kush e konsideron si kërcënim ulemi e ja shpjegojmë?.

Në të mirë të shqiptarëve sheh edhe idenë e Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve, ndonëse Kryeministri Haradinaj vazhdon të mbajë të njëjtën linjë kundërshtie.

Edi Rama: Hashim Thaçi është President i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush ngre dorën ndaj Hashim Thaçit duke e quajtur tradhëtar është një gomar, këtë di të them unë. Kjo çështje duhet trajtuar me një vizion të qartë strategjik dhe na takon të gjithëve të ulemi e të shohim të ardhmen.

Ramush Haradinaj: Asnjë metër e Kosovës nuk merret më, as te Ramushi, Rama...

Recommended