Gjiknuri: Banoret e “Astirit” te pranojne zgjidhjen

  • 6 years ago
Edhe pse banorët e zonës përgjatë segmentit nga pallati me Shigjeta deri te rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja vazhdojnë protestat kundër prishjes së shtëpive e bizneseve të tyre nga projekti i Unazës së Madhe, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë insiston që ata të bashkëpunojnë me autoritetet për të gjetur zgjidhje për strehim. Damian Gjiknuri tha se qytetarët në këtë zonë do të përfitojnë trajtim me qira të paguar nga bashkia dhe do të futen në lista preferenciale për të përfituar të parët kredi të buta ose banesa sociale.

?Do të trajtohen me tre vite qira të paguar nga Bashkia e Tiranës dhe mbështetur nga qeveria. Gjithashtu, do të shikohen me trajtim preferencial për banesa sociale ose kredi të buta për strehimin e tyre. Zgjidhjet nuk mungojnë.?

Ministri Damian Gjiknuri ishte në Gramsh ku tregoi shembullin e banesave sociale që kanë marrë banorët e fshatit Drizë dhe të cilët u prekën nga ndërtimi i Kaskadës së Devollit.

?Ky objekt realizon sistemimin e një pjese të banorëve që preken nga zhvillimi i projektit të Kaskadës së Devollit. Për një pjesë tjetër janë ndërtuar shtëpi të reja. Pjesa e mbetur që nuk kishte as tokë është sistemuar këtu në qytetin e Gramshit.?

Pallati i ri është ndërtuar nga kompania Statcraft, e cila po ndërton hidrocentralin e Devollit. Shumë prej shtëpive në këtë zonë rrezikonin përmbytjen, e për këtë arsye atyre po u jepet një apartament. Gjatë periudhës së ndërtimit banorët u trajtuan me qira nga bashkia e Gramshit.

Tv Klan