Protestuesit perplasen me policine, Rama: Asnje leke per zaptuesit

  • 6 years ago
Protestuesit e Unazës së Re u përplasën të enjten me forcat e policisë para sallës së Kuvendit, ndërkohë që nga foltorja e parlamentit, Kryeministri Edi Rama përsëriti se ?nuk do të ketë asnjë lekë dëmshpërblim për zaptuesit.?

?A ka njeri normal që thotë se dhjetëra miliona dollarë s?duhet t?i marrin rreth 30 mijë familje që do të lindin fëmijë në vitin 2019 dhe t?i marrin zaptuesit profesionistë në shtratin e rrugës së Unazës së Re??, pyeti Rama.

?Në thelb të buxhetit të shtetit janë 30 milionë dollarë për rritjen e pagave të mësuesve, ushtarakëve, policëve, mjekëve, infermierëve etj. Ndërsa abuzuesit e Tiranës së Re kërkojnë 30 milionë dollarë për diçka që nuk është e tyrja?, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se në mesin e protestuesve ka edhe shumë persona, mes të cilëve përmendi Bashkimin, Kujtimin, Ramazanin dhe Edmondin, të cilat kanë deri në 4-5 ndërtesa të tjera të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në pjesë të tjera të Tiranës, por që janë legalizuar.

?Për zaptuesit as nuk bëhet fjalë për asnjë lloj tolerance, bëjnë mirë të largohen nga aty. Bashkim, Kujtim, Edmond, Ramazan, shkoni gëzoni ato që keni legalizuar, largohuni nga rruga. Për 40 të tjerë që kanë bërë legalizime do të bëjmë dëmshpërblime, por do të çojmë në Prokurori dosjen dhe ata që i kanë legalizuar duke shkelur ligjin do të japin llogari.  Për ata që janë vetëm me shtëpi, por që janë të paligjshëm, nuk do të bëjmë dëmshpërblime, por do të japim bonusin e qirasë nga taksat e taksapaguesve. Se mos vjen edhe ti Ramazon të kërkosh bonos qiraje...?, tha Rama.

?100 fshatra themi ne, por kemi 100 zaptues tek Unaza e Re, të cilët duan të kenë fshatin e tyre tek Tirana e Re, por që protestojnë me flamurin amerikan. Ne të tjerët jemi indianë, ndërsa ata janë amerikanët e Tiranës së Re, duan dëmshpërblim 100% nga indianët që punojnë. Të gjithë do të punojnë që të dëmshpërblejnë amerikanët e Unazës së Re.?/tvklan.al

Recommended