Papa Francesku: Duhet impenjimi i te gjitheve qe brezat te ndalin emigrimin

  • 6 years ago
Një pelegrinazh shqiptarësh në Vatikan. Kjo ishte pamja që krijonte delegacioni i shqiptarëve nga treva të ndryshme, ndërsa ngjisnin shkallet për në sallën ?Clementine? në Vatikan.

Audienca e rrallë që Papa Françesku pranoi të kishte, u organizua falë insistimit të kreut të misionit diplomatik shqiptar në Vatikan, Majlinda Dodaj. Një aktivitet përmbyllës i organizimeve në 550-vjetorin e vitit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
?Ju falenderoj At i Shenjte, për dashurinë dhe respektin që edhe një herë treguat, ndaj vendit dhe Popullit Tim . Në këtë sallë janë 200 përfaqësues të popullit shqiptar, por me zemër këtu është e gjithë Shqipëria. Ju At i Shenjtë gjithnjë keni vlerësuar jetën religjioze në Shqipëri, bashkëjetesën paqësore midis feve të ndryshme. Sot , në këtë takim, pjesëmarrja e të gjithë liderëve fetarë e demonstron më së miri?, tha Dodaj.

Kardinali Shqiptar Ernerst Simoni, ndjekur nga pesë ipeshkvit katolikë, krerët e të gjitha besimeve fetare në Shqipëri, Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, Ministri për Diasporën Pandeli Majko, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, komuniteteti i arbëreshëve, artistët shqiptarë me famë botërore, personalitete të jetës publike ishin ata që u vendosën përballe Papa Françeskut, i cili po behej gati të mbante një fjalim historik.

Duke kujtuar Skënderbeun, Papa Françesku nënvizoi se Heroi kombëtar i shqiptarëve ?mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë. Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar?. Ati i Shenjtë nuk mbeti vetëm tek e kaluara pasi ai nxiti shqiptarët për ?një impenjim të të gjithëve ? institucione e qytetarë ? në favor të zhvillimit të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin?.

Ati i Shenjtë kujtoi atmosferën e respektit e të besimit të ndërsjelltë ndërmjet feve në Shqipëri ? fakt, që e përmendi edhe gjatë udhëtimit të tij apostolik ne Shqipëri më 21 Shtator 2014. Gjate fjalimit te tij ai kujtoi martirët e komunizmit dhe Nënë Terezën, shenjtoren shqiptare, duke u kërkuar të gjithëve të luten për të.

Papa Françesku falenderoi edhe një herë organizatoren e kësaj ceremonie, kreun e misionit diplomatik të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan Majlinda Dodaj. Audienca e Papa Françeskut vijoi me shkëmbimet e disa dhuratave që shqiptaret kishin menduar të linin si kujtim të vyer.

Në sallën ?Clementine? binin ne sy burra dhe gra të cilët mbanin veshur kostumet shumëngjyrëshe popullore shqiptare dhe arbëreshe e po aq vëmendjen e Papës e tërhoqën edhe fëmijët që po ashtu përfaqësonin denjësisht përmes kostumeve popullore, kulturën dhe historinë e trevave të ndryshme.

Para 50 vjetësh një në 1968-tën një grup tjetër shqiptarësh do takonin në atë kohë Papa Pali VI, i cili u shpall nga kisha shenjt vetëm pak javë më parë. Në Shqipërinë e atyre viteve rrënoheshin kisha dhe xhami dhe Papën mundën ta takonin vetëm ...