Ora News - Libri mbetet i shtrenjtë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej 14 nëntorit, Pallati i Kongreseve është kthyer në vend pelegrinazhi për dashamirësit e librit.

Tabelat që njoftojnë ulje deri në 50% i kanë joshur lexuesit të afrohen pranë stendave, por sërish për disa libri mbetet ende i shtrenjtë.

Uljet thonë se janë të konsiderueshme, por nuk e mohojnë se pritshmëritë e tyre për ngjarjen më të rëndësishme kulturore të kryeqytetit ishin më të larta.
Por vlera e librit prevalon mbi çmimin.
Pavarësisht çmimeve, Panairi i Librit përgjatë katër ditëve ka mirëpritur me mijëra vizitorë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe jashtë kufijve, të cilët kanë pasur mundësi të takohen me botues dhe shkrimtarë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/libri-mbetet-i-shtrenjt

Recommended